spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
01:42
HomeKosovaDrejtësiaU përmend në Speciale nga ish-këshilltari i NATO-s, Haliti: Unë jo, por...

U përmend në Speciale nga ish-këshilltari i NATO-s, Haliti: Unë jo, por ai e di se sa i rëndësishëm kam qenë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Emri i ish-deputetit të PDK-së, Xhavit Haliti, ka qenë tejet i përmendur në dëshminë e ish-këshilltarit të Komandantit të Forcave të NATO-s, Wesley Clark, John Duncan.

Me këtë rast kur është paraqitur Xhavit Haliti, Duncan u shpreh se ka qenë një person me interes të veçantë për ta.

- Advertisement -

Në fotografinë e shfaqur të Halitit me disa nga komandantët e UÇK-së, Duncan fillimisht tha se po hyhet në një çështje shumë të ndjeshme dhe se bëhet fjalë për një person me interes të veçantë për ta.

“Unë e di kush është ky zotëri, dhe ai është një person me interes të veçantë për ne, ka qenë, por nuk jam i sigurt nëse jam i përgatitur ose i aftë ta zbuloj kush ishte ai”, tha Duncan.

- Advertisement -

Në lidhje me këtë, lajmi ka kontaktuar me Xhavit Halitin. Fillimisht në pyetjen për emrin që iu përmend në Hagë, ai tha shkurt: “S’ka asgjë të keqe“.

Tutje, Haliti foli për deklaratën e Duncan që tha se Haliti ka qenë person me interes të veçantë.

“Nuk e di. Ai e di. Nuk e di, nuk e di sa i rëndësishëm kam qenë”, tha Haliti në prononcimin e tij.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat