spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
18:04
HomeKosovaAmbasadori britanik takon Kryetarin e Kushtetueses

Ambasadori britanik takon Kryetarin e Kushtetueses

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, është takuar e kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Nexhmi Rexhepi.

Në njoftim thuhet se Mbretërua e Bashkuar pret që vendimet e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me formimin e Kuvendit të respektohen dhe zbatohen nga udhëheqësit politikë me qëllim që t’i jepet fund ngërçit në të cilin Kosova ka ngecur për një kohë shumë të gjatë.

- Advertisement -

“Sot takova Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese Nexhmi Rexhepi. Mbretëria e Bashkuar pret që vendimet e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me formimin e Kuvendit të respektohen dhe zbatohen nga udhëheqësit politikë me qëllim që t’i jepet fund ngërçit në të cilin Kosova ka ngecur për një kohë shumë të gjatë, në mënyrë që Kuvendi dhe një qeveri e re të mund të fillojnë punën në interes të popullit të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Më tutje, theksohet rëndëia jetike e kësaj Gjykate në ruajtjen e kushtetutshmërisë.

- Advertisement -

“Puna e Gjykatës është jetike në mbrojtjen dhe ruajtjen e Kushtetutës së Kosovës. Pavarësia e saj është thelbësore për funksionimin e saj”, thuhet në njoftim.

Ky takim vjen në një kohë kur kryeministri në detyrë Albin Kurti ka sulmuar gjykatëist e Gjykatës Kushtetuese.

Kurti akuzon këtë gjykatë si të “kapur” nga ish-partitë opozitare.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat