spot_img
E shtunë, 27 Shtator, 2025
23:50
HomeKosovaShkrimi i Thaçit për Zhitinë, Fazliun dhe Vatën i vitit 1992 –...

Shkrimi i Thaçit për Zhitinë, Fazliun dhe Vatën i vitit 1992 – historiani nga Zagrebi zbardh detaje

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Historiani nga Universiteti i Zagrebit, Besim Qeriqi, ndau me publikun një shkrim të vjetër të Hashim Thaçit nga viti i largët 1992, kur atëbotë shkruante për rënien e heroit Afrim Zhitia dhe bashkëveprimtarëve të tij.

​I shkruar nga ish-presidenti Hashim Thaçi në vitin 1992, kur asokohe ishte vetëm 24 vjeç, shkrimi përqendrohet te figura emblematike e Afrim Zhitisë dhe bashkëveprimtarëve të tij, Fahri Fazliut dhe Fadil Vatës.

- Advertisement -

“Përtej vlerës historike dhe përkujtimore, shkrimi përmban një dimension të thellë politik e kombëtar, përmes të cilit Thaçi synon të frymëzojë bashkëveprimtarët për të vazhduar përpjekjet drejt lirisë, në mënyrë që idealet e shokëve të tyre të rënë të jetësohen”, tha historiani Qeriqi për shkrimin e Thaçit.

Qeriqi, i cili është doktor i shkencës së historisë në Universitetin e Zagrebit, tha se ky shkrim dëshmon angazhimin e madh të Thaçit në lirinë e Kosovës.

- Advertisement -

“Megjithatë, situata ishte krejt ndryshe 33 vjet më parë, kur është shkruar ky shkrim. Fare pak njerëz kishin njohuri për arsyet e burgosjes dhe veprimtarinë e tyre të fshehtë. Në këtë kontekst, publikimi i këtij shkrimi nga Thaçi, i përfshirë prej kohësh në lëvizjen ilegale, dëshmon angazhimin e tij të dyfishtë si intelektual dhe si veprimtar i çështjes kombëtare”, shkroi Qeriqi në fund.

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe teksti

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat