spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
11:18
HomeKosovaDimal Basha thotë se me kërkesë të tij i është hequr emri...

Dimal Basha thotë se me kërkesë të tij i është hequr emri në punimin ku akuzohej rëndë UÇK-ja

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, i është miratuar kërkesa që t’i hiqet kapitulli i 3 në punimin ku në përgjithësi pretendonte se UÇK-ja është financuar me para të drogë, dhe akuza tjera të rënda.

Emri i Dimal Bashës ishte si bashkautorë, por ai thotë se tashmë emri i tij nuk është më.

- Advertisement -

Ndryshe, në opinionin publik në Kosovë kishe reagime të shumta, sesi emri i tij figuron në një punim shumë akuzues ndaj UÇK-së.

Shkrimi i plotë:

- Advertisement -

Të nderuar qytetarë,

Dua t’ju informoj se me t’u vënë në dijeni që një punim i imi nga studimet para 13 viteve ishte përfshirë si kapitull i veçantë në kuadër të një publikimi më të gjerë, në të cilin gabimisht isha listuar si bashkë-autor, unë kam bërë kërkesë tek Revista në fjalë që pjesa që kam kontribuar unë, pra Kapitulli 3, të hiqet tërësisht nga ai publikim!

Komiteti i Publikimeve i Revistës në fjalë sot më ka njoftuar që ka miratuar kërkesën time për tërheqjen e Kapitullit 3 nga publikimi, dhe gjithashtu ka hequr edhe emrin tim nga autorësia, meqenëse unë nuk kam autorësi në pjesën tjetër të publikimit, përveç Kapitullit 3 i cili tashmë është tërhequr.

Ju falënderoj për mirëkuptimin!

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat