spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
04:41
HomeKosovaZgjedhjet 2025KPM-ja ndalon transmetimin e spotit të Listës Serbe për shkak të fjalëve...

KPM-ja ndalon transmetimin e spotit të Listës Serbe për shkak të fjalëve “terror” dhe…

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Komisioni i Pavarur për Media në Kosovë ka ndaluar transmetimin e një spoti parazgjedhor të Listës Serbe, për shkak të përdorimit të frazave “si të durojmë terrorin” dhe “ta rivendosim lirinë”.

Këto terme të përdorura sipas vendimit përbëjnë shkelje të rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.

- Advertisement -

Lajmin e ka bërë të ditur vet nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, raporton Kosovoonline.

“Sapo jemi informuar nga mediat që ndjekin fushatën se është ndaluar sërish transmetimi i spotit të Listës Serbe. Kësaj radhe, Komisioni i Pavarur për Media është përfshirë drejtpërdrejt në kampanjën politike,” deklaroi Simiq.

- Advertisement -

Sipas tij, mediat që kishin planifikuar të transmetojnë spotin janë njoftuar se përmbajtja e tij është në kundërshtim me rendin kushtetues të Kosovës, për shkak të përdorimit të termave të cilët mund të konsiderohen nxitës ose destabilizues.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat