spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
04:57
HomeKosovaPartneritet i qëndrueshëm Kosovë-SHBA: Kurti takohet me kongresistin Keith Self

Partneritet i qëndrueshëm Kosovë-SHBA: Kurti takohet me kongresistin Keith Self

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar për takimin e parë në Nju Jork të SHBA-së pasi udhëtoi atje për të marrë pjesë në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Ai është takuar me kongresistin amerikan nga radhët e Partisë Republikane, Keith Self, të cilin e priti në mjediset e Konsullatës së Republikës së Kosovës në Neë York, njoftoi Zyra e Kryeministrit.

- Advertisement -

“Kongresisti Self është një mbështetës i zëshëm i Republikës së Kosovës. Bashkë diskutuan për marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, veçanërisht në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë dhe për rolin aktiv dhe kontributin e vazhdueshëm të diasporës shqiptare në SHBA”, u tha në njoftim.

Kurti e njoftoi kongresistin Self për “investimet që janë bërë në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe operative të Forcës së Sigurisë së Kosovës, përfshirë këtu pajisjet dhe armatimin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si rezultat i drejtpërdrejtë i bashkëpunimit bilateral në mbrojtje”.

- Advertisement -

Ndër të tjera, ZKM tha se Kurti theksoi “vendimet e qeverisë për pranimin dhe zhvendosjen e përkohshme nga ShBA-të të shtetasve të vendeve të treta dhe, së fundmi, heqjen e tarifës doganore ndaj të gjitha produkteve me origjinë nga SHBA, si dhe vazhdimin e programit Kompakt të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit për Kosovën nga administrata e re amerikane, si shprehje dhe dëshmi e partneritetit të besueshëm”.

Gjatë takimit, gjithashtu u theksua roli dhe rëndësia e diasporës shqiptare në ShBA në forcimin e lidhjeve mes dy vendeve dhe shtimin e bashkëpunimit në sektorin privat përmes fasilitimit të investimeve të huaja direkte.

Kurti e ftoi kongresistin Self për vizitë në Kosovë dhe e falënderoi atë për qëndrimet dhe përkrahjen publike të tij ndaj Kosovës dhe anëtarësimit të saj në NATO dhe struktura të tjera euroatlantike, teksa “theksoi interesimin dhe gatishmërinë e Republikës së Kosovës dhe institucioneve të saj për bashkëpunim edhe më të afërt me miqtë tanë në Kongres dhe me qeverinë amerikane në promovimin e vlerave dhe interesave të përbashkëta të të dy vendeve”.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat