spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
01:41
HomeBotaTrump del me kërkesa për presidentin turk

Trump del me kërkesa për presidentin turk

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Para pritjes në zyrën ovale të presidentit turk Recep Taip Erdogan, presidenti amerikan Donald Trump u ka thënë gazetarëve se Erdogan mund t’i sjellë Zelensky-n dhe Putinin në tryezën e bisedimeve.

“Erdogan është “shumë i respektuar” si nga Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ashtu edhe nga Presidenti rus Vladimir Putin”, tha Trump kur një gazetar pyeti nëse udhëheqësi turk mund të ndihmonte në organizimin e negociatave të drejtpërdrejta midis dy presidentëve.

- Advertisement -

“Mendoj se ai mund të ketë një ndikim të madh nëse dëshiron”, tha Trump. “Tani për tani, ai është shumë neutral. Atij i pëlqen të jetë neutral”.

Erdogan ka ofruar vazhdimisht që Turqia mund të organizojë përsëri bisedime të drejtpërdrejta paqeje në Stamboll.

- Advertisement -

Ukraina dhe Rusia kishin zhvilluar më parë negociata të drejtpërdrejta në Stamboll në mesin e vitit 2022, menjëherë pas fillimit të pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia.

Të dyja palët zhvilluan bisedime të mëtejshme, por të pasuksesshme, në Turqi në fillim të këtij viti.

Megjithatë, Trump tërhoqi vërejtjen se gjëja më e mirë që Erdogan mund të bëjë është “të mos blejë naftë dhe gaz nga Rusia”.

Trump ka përfshirë Erdoganin edhe për zgjidhjen e krizës në Gazë.

Ai u ka thënë gazetarë ve se nuk e din qëndrimin e presidentit turk.

“Ne duam ta mbyllim çështjen e Gazës”, tha ai.

Trump u tha gazetarëve se pati një “takim të shkëlqyer” me udhëheqësit e Lindjes së Mesme në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së të martën.

“Mendoj se jemi afër arritjes së një lloj marrëveshjeje. Ne duam t’i kthejmë pengjet, unë duhet t’i kthej pengjet”.

Trump tha se ka rreth 20 pengje të gjallë dhe rreth “38 pengje të vdekur”.

“Shumë e trishtueshme, dhe prindërit e atyre shpirtrave të vdekur, kryesisht burra, djem, në shumë raste, i duan kaq shumë ato trupa”, shtoi ai.

Trump përsëriti se beson se “do të jemi afër një marrëveshjeje”

 

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat