spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
06:35
HomeKosovaQeveria“Vizitat e fundjavës”: Kurti i shkon për kafe ish-rektorit Zejnullahu

“Vizitat e fundjavës”: Kurti i shkon për kafe ish-rektorit Zejnullahu

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

storm•/përsiatje: Albin Kurti, njëjtë si paraardhësi i tij ish-kryeministri Thaçi, ka nisur t’i vizitojë personalitete të ndryshme në këto ditë, në prag të fillimit të fushatës elektorale për zgjedhjet e vitit 2025. Nga pozita e kryeministrit, me xhipa të zinj e të bardhë, thuajse çdo fundjavë kryeministri aktual, Albin Kurti, zbret për vizitë te ndonjë personalitet i jetës kulturore, shoqërore dhe politike, që presupozohet se mund të bashkohet me konceptin dhe ideologjinë e tij politike. Kësaj radhe, kryeministri Kurti zgjodhi të vizitojë Ramadan Zejnullahun, dikur Rektor i UP-së dhe i kritikuar ashpër nga eksponentë të partisë së Kurtit.

Kryeministri Kurti përmes një postimi të tij shprehet kështu për profesor Zejnullahun: “Ramadan Zejnullahu është autor i shumë teksteve mësimore shkollore dhe universitare nga fushat e matematikës, nga të cilat kanë mësuar dhe mësojnë breza të tërë nxënësish e studentësh. Kur matematika e ka shenjuar formimin tuaj shkollor, ajo shkon e kthehet jo vetëm në program të të bërit të llogarive e logjikë të të vepruarit, por edhe në sistem të të menduarit e në filozofi të të jetuarit. Sepse, siç është thënë shpesh herë frymëzuar nga një shprehje e Galileo Galileit, matematika është gjuha e universit, gjuha me të cilin universi flet dhe gjuha me të cilën ai mund të kuptohet.

- Advertisement -

Gjuha e matematikës përshkoi edhe bisedën me Profesor Ramadan Zejnullahun, mbrëmë në shtëpinë e tij, ku profesori së bashku me bashkëshorten dhe djalin e tij na priti në vizitë. Biseduam për aktualitetin politik e shoqëror në Kosovë, për zhvillimet në Universitetin e Prishtinës dhe rezistencën gjatë viteve ’90, duke kujtuar profesorët e dikurshëm të përbashkët të matematikës.

Tashmë 67-vjeçar, Profesor Ramadan Zejnullahu ka ligjëruar në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore, ku ka shërbyer si dekan në vitet 1997-2001. Ai ishte edhe Rektor i Universitetit të Prishtinës mes viteve 2014 dhe 2016. Teza e tij e magjistraturës dhe doktoraturës trajton splein-funksionet në hapësirat e Hilbertit. I urova shëndet Profesor Ramadan Zejnullahut dhe mbarësi në punën e tij me tekstet që i ka ndër duar.”

- Advertisement -

Kujtojmë se kryeministri Kurti, duke qenë i majtë në konceptin e tij, dhe duke pasur parasysh se e majta ka në ADN-në e saj politike prirjen për fjalime të gjata dhe punë të vogla ose të shkurtra, e dëshmon këtë edhe në këtë postim.

sqarim shtesë: Kryeministri Kurti me vete në këtë vizitë e kishte edhe Ministren e (asgjës) Arsimit, Arbërie Nagavci. storm• mezi duke i konsultuar shumë ekspert të fotografive, e njohu dhe konstatoj se personi në të djathtën e kryeministrit Kurti është ministrja Nagavci, aq shumë e ka ndryshuar pushteti këtë ministre.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat