spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
01:41
HomeSiguriaPoliciaPolicia ndërmerr aksion në Mitrovicë, sekuestrohen armë dhe municion

Policia ndërmerr aksion në Mitrovicë, sekuestrohen armë dhe municion

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Hetuesit policorë të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, pas hetimeve të zgjeruara lidhur me një rast të dhunës në familje dhe mbi bazën e dyshimeve për posedim të paligjshëm të armëve, kanë realizuar bastisje në shtëpinë e të dyshuarit.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se si rezultat i bastisjes, janë gjetur dhe sekuestruar pesë armë të gjata, një pistoletë me katër karikatorë, 447 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

- Advertisement -

Ndërkaq, pas intervistimit, ndaj të dyshuarit mashkull kosovar, me aktvendim të prokurorit, është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.

“Ndaj tij janë iniciuar raste për veprat penale ‘Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim i paautorizuar i armeve’ dhe ‘Dhunë në familje’ “, thuhet në njoftim.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat