spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
11:26
HomeKosovaBajrami: Kanë nisur hetimet për importin e energjisë në Kosovë pas ankesave...

Bajrami: Kanë nisur hetimet për importin e energjisë në Kosovë pas ankesave në Vjenë dhe Lubjanë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka thënë se kanë nisur hetimet për importin e energjisë në Kosovë pas ankesës së dërguar në Komunitetin e Energjisë në Vjenë, si dhe në Zyrën e Rregullatorëve të Energjisë në Lubjanën.

Bajrami tha se në ankesën e dërguar kanë kërkuar hetime veçanërisht për kostot e transportit dhe mosrespektimin e rregullores REMIT.

- Advertisement -

“Pretendimet e tona për keqpërdorim në fushën e importit të energjisë kishin bazë dhe tani kanë marrë vëmendje ndërkombëtare. Fakti që hetimet kanë nis nga vetë ZRRE është rezultat i metodës së punës së institucioneve të lartpërmendura ku hetimet në shtetet e caktuara i zhvillojnë nëpërmjet zyrave rregullatore të shteteve përkatëse, në këtë rast Kosovës”.

Me implikimin edhe të ndërmarrjeve si KOSTT, KEK si dhe vetë ZRRE-së, Bajrami tha se tash presin të nisin hetimet “sa më parë edhe nga Prokuroria Speciale në Kosovë e cila ka pranuar dosjen përkatëse”.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat