FSK ka njoftuar se disa pjesëtarë po stërviten për qitje në distanca të largëta.
“Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë ndjekur trajnimin e specializuar në qitje në distanca të largëta me qëllim të ngritjes së kapaciteteve luftatake të FSK.”
FSK thotë se ku trajnim ka për synim certifikimin e pjesëtarëve si snajperistë profesionalë operativë, të aftë të përdorin kalibra të ndryshëm sipas standardeve moderne ushtarake.
“FSK vazhdon përkushtimin për zhvillimin dhe profesionalizimin e ushtarakëve të saj në nivelin më të lartë.”