spot_img
E hënë, 29 Shtator, 2025
13:09
HomeRajoniShqipëriaMjeku psikiatër “i çmendur” pas gazetares së RTSH-së, si përfundoi në qeli

Mjeku psikiatër “i çmendur” pas gazetares së RTSH-së, si përfundoi në qeli

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një mjek 42-vjeçar nga Kosova, i quajtur Behar Kamberi, është arrestuar së fundmi nga policia shqiptare nën akuzën e përndjekje së moderatores sportive, Albana Bejko.

Sipas burimeve, Kamberi dyshohet se ka ndjekur vazhdimisht moderatoren, duke u shfaqur në mënyrë të përsëritur pranë banesës së saj, gjë që ka shkaktuar shqetësim të thellë te ajo.

- Advertisement -

Mësohet se moderatorja ka bashkëpunuar me policinë për të organizuar një takim në një zonë të Tiranës, ku mjeku është ftuar të paraqitej. Në momentin që ai ka mbërritur në vendin e caktuar, oficerët e Komisariatit Nr. 2 kanë ndërhyrë dhe kanë kryer arrestimin e tij.

Behar Kamberi ndodhet aktualisht në paraburgim në ambientet e burgut “Mine Peza”, ndërsa ndaj tij rëndon akuza për veprën penale të përndjekjes.

- Advertisement -

Policia ende nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare mbi rastin, ndërkohë që hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat.

Arrestohet mjeku psikiatër nga Kosova, përndiqte moderatoren e sportit

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat