spot_img
E hënë, 29 Shtator, 2025
13:58
HomeKosovaKurti takon kongresistin Lawler, biseduan edhe për rreziqet e ndikimit rus në...

Kurti takon kongresistin Lawler, biseduan edhe për rreziqet e ndikimit rus në Ballkan

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar kongresistin amerikan, Mike Lawler.

“Në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi kongresistin amerikan nga radhet e Partisë Republikane, Mike Lawler, njëherësh anëtar i Komitetit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.”

- Advertisement -

Në njoftimin e ZKM-së thuhet se ata kanë diskutuar për rreziqet dhe sfidat e ndikimit rus në Evropë dhe në Ballkanin Perëndimor, ndonëse një ditë më parë tha se shkëputja e Serbisë nga Rusia “sinqerisht kjo s’duhet të jetë problemi im”.

“Diskutuan për mënyrat se si të thellohet partneriteti ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me theks të veçantë te bashkëpunimi ekonomik, investimet e huaja direkte dhe shkëmbimet tregtare, si dhe për rolin e rëndësishëm të diasporës sonë në këtë drejtim. Kryeministri Kurti e njoftoi kongresistin për zhvillimet e fundit në vend dhe progresin e arritur vitet e fundit në ekonomi, demokraci, siguri dhe sundimin e ligjit. Gjithashtu diskutuan edhe për rreziqet dhe sfidat e ndikimit rus në Evropë dhe në Ballkanin Perëndimor. Kongresmeni Lawler, në këtë takim, e informoi kryeministrin Kurti për vendimin e tij për t’iu bashkuar Kaukusit të Çështjeve Shqiptare në Kongresin Amerikan.”

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat