Ismet Kryeziu nga KDI-ja ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke thënë se deklaratat e tij ”përbëjnë një theqafje politike për vendin”.
Përmes një reagimi në Facebook, Kryeziu tha se se kjo gjuhë e përdorur nga Kurti nuk i shërben interesit kombëtar.
“Kjo gjuhë nuk i shërben as forcimit të shtetit, as interesit kombëtar, por vetëm kalkulimeve të ngushta të brendshme të një lideri që konfrontimin brenda e jashtë e sheh si mundësi elektorale. Për më shumë se 25 vjet, SHBA-ja ka qenë garancia kryesore e sundimit të ligjit në veri, mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës. Sot, një ish-kryeministër dhe kandidat për kryeministër del me akuza të tilla, duke pretenduar se pikërisht SHBA-ja është kundër këtyre parimeve”, shkroi mes tjerash Kryeziu.