spot_img
E hënë, 29 Shtator, 2025
22:00
HomeKosovaDogana ndalon pajisje mjekësore të padeklaruara

Dogana ndalon pajisje mjekësore të padeklaruara

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se rreth orës 04:50 të mëngjesit sot në Pikën Kufitare të Kalimit në Merdare, gjatë një kontrolli rutinë të zhvilluar nga zyrtarët doganorë, është ndaluar një automjet në hyrje të territorit të Republikës së Kosovës për një kontroll të zakonshëm kufitar.

Sipas njoftimit, drejtuesi i automjetit ka deklaruar se nuk posedonte mallra për deklarim, por pas një kontrolli të detajuar të automjetit, në bagazh janë zbuluar pajisje mjekësore të padeklaruara.

- Advertisement -

“Më konkretisht, janë gjetur 8 (tetë) defibrilatorë të përdorur të markës Lifepak Medtronic, 3 (tre) defibrilatorë të rinj të markës Physio-Control Lifepak CR2, si dhe 2 (dy) pako ndihme të parë. Mallrat janë ndaluar përkohësisht dhe ndaj këtij rasti është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore në bazë të nenit 244 të Kodit Doganor dhe të Akcizave të Kosovës (KDAK)”, thuhet në njoftim.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat