spot_img
E hënë, 29 Shtator, 2025
22:32
HomeBotaTrump takon Natanyahun, në përpjekje për ndaljen e luftës në Gaza, mediat...

Trump takon Natanyahun, në përpjekje për ndaljen e luftës në Gaza, mediat publikojnë planin e paqes

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Donald Trump u ka thënë mediave se është “i sigurt” se do të ketë dakordim për paqen në Gaza.

Këto komente i bëri derisa u përshëndeste me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë.

- Advertisement -

Presidenti amerikan pritet të shtyjë përpara një plan të ri paqeje për t’i dhënë fund luftës Izrael-Gaza gjatë bisedimeve të tyre.

Por Netanyahu tha se asgjë nuk është “përfunduar ende”, ndërsa Hamasi deklaroi se nuk i është dërguar zyrtarisht propozimi.

- Advertisement -

Izraeli është nën presion global në rritje për t’i dhënë fund konfliktit dhe pushtimit të Bregut Perëndimor.

Presidenti amerikan ka theksuar më parë se “nuk do të lejojë” Izraelin të aneksojë Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli.

Kjo vjen në një kohë kur një valë vendesh perëndimore – përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Kanadanë dhe Australinë – njohën zyrtarisht një shtet të pavarur palestinez.

Ndërkohë, një burim i mediumit amerikan CBS, me njohuri mbi bisedimet për Gazën ka detajuar planin 21-pikësh të administratës Trump për t’i dhënë fund konfliktit.

Ndër pikat e përfshira në propozim janë:

Kthimi i të gjithë pengjeve të mbetura
Qasja e një sasie më të madhe të ndihmës humanitare në Gaza
Tërheqja graduale e trupave izraelite nga Rripi
Një angazhim për mosaneksim të Bregut Perëndimor
Fundi i çdo përpjekjeje për të ndërtuar vendbanime në Gaza
Formimi i një qeverie të re palestineze pa Hamasin
Asnjë zhvendosje me forcë e banorëve të Gazës ose përpjekje për të parandaluar kthimin e banorëve të Gazës që kanë ikur nga konflikti.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat