spot_img
E martë, 30 Shtator, 2025
12:49
HomeKosovaÇitaku kritikon Kurtin për pezullimin e dialogut strategjik

Çitaku kritikon Kurtin për pezullimin e dialogut strategjik

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar pas deklaratës së Departamentit Amerikan të Shtetit.

Çitaku ka thënë se sërish, Albin Kurti u hedh hi në sy qytetarëve.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

“Vendimi për të pezulluar dialogun strategjik bazohet tërësisht në veprimet e qeverisë kujdestare të Kosovës. Çdo sugjerim se kjo lidhet me Serbinë ose aktorë të tjerë të jashtëm është i pasaktë dhe një përpjekje për t’u shmangur nga çështjet thelbësore të përfshira “ – thotë Departamenti i Shtetit.

- Advertisement -

Megjithatë, A.K i jep vetes të drejtë që, në përpjekjen e tij për t’u hedhur hi syve qytetarëve të Kosovës, të mashtrojë publikisht për arsyet e pezullimit të dialogut me Serbinë.

Ai përpiqet të manipulojë opinionin publik për një grusht votash, duke u mbështetur në një populizëm banal, e ndërkohë rrezikon skajshëm raportin e Kosovës me aleatin e saj më të rëndësishëm strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nga një ekskursion në SHBA, del e bën deklarata si analist mediokër dhe i papërgjegjshëm i politikës së jashtme amerikane, duke dëmtuar imazhin dhe interesin shtetëror të Kosovës.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat