spot_img
E martë, 30 Shtator, 2025
14:21
HomeKosovaKuvendiJakaj: Basha në mënyrë arbitrare konstatoi që Kuvendi është konstituuar

Jakaj: Basha në mënyrë arbitrare konstatoi që Kuvendi është konstituuar

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Naim Jakaj, nga Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), tha se kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, në mënyrë arbitrare konstatoi që Kuvendi është konstituuar.

Jakaj tha se fillimisht u bë ndërrimi i mënyrës së votimit nga kryesuesi i seancës konstituive, deputeti më i vjetër Avni Dehari, e më pas Basha në mënyrë arbitrare e konstatoi Kuvendin të konstituuar.

- Advertisement -

Hulumtuesi tha se edhe kryesuesi Dehari pati sjellje arbitrare, pasi është dashur të intervenojë Gjykata Kushtetuese për zbatim të përpiktë të Kushtetutës dhe praktikës parlamentare, që votimi të bëhet i hapur.

“Kur votimi u bë i hapur, atëherë u krijua mundësia që të kemi një kryetar të Kuvendit. Dhe kur patëm një kryetar të Kuvendit që vinte nga Lëvizja Vetëvendosje, prapë ai në mënyrë abritrare dy çështje i bëri- tek ndërrimi i mënyrës së votimit për nënkryetarin nga komunitetet dhe tek përmbyllja e seancës duke konstatu se Kuvendi është konstituu dhe ne mund të bëjmë veprime të tjera, të cilat kërkohen sipas rregullores”, u shpreh Jakaj, raporton “Betimi për Drejtësi”.

- Advertisement -

Lidhur me këtë situatë, Jakaj theksoi se fatmirësisht Gjykata Kushtetuese vendosi masën që të mos fillojnë procedurat për formimin e Qeverisë.

Ai tha se edhe si IKD kishi thënë se Presidentja Vjosa Osmani nuk do duhej të niste procedurat për formimin e qeverisë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat