spot_img
E martë, 30 Shtator, 2025
16:21
HomeKosovaDrejtësiaEnver Dugolli intervistohet nga Prokuroria Speciale për nxitje të urrejtjes

Enver Dugolli intervistohet nga Prokuroria Speciale për nxitje të urrejtjes

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Enver Dugolli, ka njoftuar sot përmes një deklarate publike se është intervistuar në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës në cilësinë e të paditurit për nxitje të urrejtjes.

Padi kundër tij është ngritur nga pjesëtari i Policisë së Kosovës, Shpend Istogu, i biri i Ajet Istogut.

- Advertisement -

Dugolli thotë se gjatë viteve ’80 ka qenë viktimë e dhunës fizike, psikike dhe emocionale nga Ajet Istogu dhe se kjo dhunë ka lënë pasoja edhe në shëndetin e tij.

“Padia është ngritur nga një pjesëtar i Policisë së Kosovës, Shpend Istogu, djali i ish-oficerit famëkeq të UDB-së, Ajet Istogu, i njohur për torturat e rënda ndaj të rinjve, intelektualëve dhe punëtorëve shqiptarë gjatë viteve ’80”, ka shkruar Dugolli, i cili thotë se është i gatshëm të përballet ballëhapur me drejtësinë, duke qenë “i qetë dhe i bindur në të drejtën e tij”.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat