Kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, është dënuar për shpifje, duke u detyruar që të paguajë 25 mijë euro si kompensim dhe të kërkojë falje.
Kjo është bërë e ditur nga Gjykata Themelore në Ferizaj.
Aty shtohet se, Basha ishte paditur për shpifje dhe fyerje ndaj një personi, të cilat kryetari i kuvendit i kishte bërë përmes një shkrimi të tij.
Basha përmes vendimit të Gjykatës, detyrohet që ta tërheq shkrimin editorial të tij, dhe po ashtu, t’i kërkoj falje publike paditësit.