spot_img
E martë, 30 Shtator, 2025
23:13
HomeKosovaKurti takon senatoren demokrate Shaheen, diskutuan për zhvillimet e fundit në vend

Kurti takon senatoren demokrate Shaheen, diskutuan për zhvillimet e fundit në vend

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, vazhdoi takimet sot në Washington D.C., të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai, bashkë me zëvendësministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, dhe ambasadorin e Republikës së Kosovës në ShBA, Ilir Dugolli, takoi senatoren demokrate nga New Hampshire, Jeanne Shaheen.

Sipas njoftimit, marrëdhëniet bilaterale, zhvillimet e fundit në vend, progresi ekonomik, investimet në mbrojtje, përmirësimi në siguri dhe sundim të ligjit ishin ndër temat e diskutimit.

- Advertisement -

“Kryeministri në detyrë veçoi bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fushën e mbrojtjes, vendimin e Qeverisë për heqjen e tarifës doganore ndaj të gjitha produkteve me origjinë nga ShBA-ja dhe vazhdimin e programit Kompakt të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit për Kosovën nga administrata e re amerikane, si zhvillimet kryesore dhe me interes të përbashkët në kuadër të raporteve dypalëshe Kosovë-ShBA. Diskutuan edhe për mundësitë që vendi ynë ofron për kompanitë dhe investitorët amerikanë”, thuhet në njoftim.

Senatorja Shaheen kishte vizituar vendin tonë pas sulmit terrorist dhe paramilitar të 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit dhe ka bërë thirrje të vazhdueshme për arrestimin e Millan Radoiçiq, i cili, siç theksoi kryeministri, edhe dy vjet pas sulmit dhe pranimit të fajësisë vazhdon të jetë e të lihet i lirë në Serbi.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat