Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka thënë se mungesa e konstituimit të Kuvendit është sfidë për funksionimin e institucioneve.
Këto deklarata Qelaj e bëri me rastin e 25-vjetorit të themelimit të Institucionit të Avokatit të Popullit, për të cilin u organizua një takim me partnerët ndërkombëtarë.
Aty ai ka vlerësuar punën dhe rolin kyç të këtij institucioni në mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Kosovë.
Ai vuri në pah edhe sfidat, si mungesa e vullnetit politik për funksionalizimin e institucioneve.
“Një reflektim dhe një rekapitullim e krejt punës që ky institucion ka bërë me qëllim që të paraqesim para partnerëve ndërkombëtare. Nuk ka qenë e lehtë që sot me qenë Institucioni i konsilidum bazuar në standardet më të avancuar të BE-së dhe një rol kyç në shtet ndërtim të Kosovës sa i përket respektimit të drejtave themelore të njeriut. Institucioni i Avokatit të Popullit ka pritur në zyrën e tij mbi 52 mijë qytetarë, ky është një tregues i jashtëzakonshëm sa i hapur ka qenë institucioni për të qenë afër shqetësimeve dhe probleme që kanë qytetarët e të gjithë etnive dhe komuniteteve. Janë 2 mijë e 300 rekomandime që janë dhënë autoriteteve publike që lidhen me avancimin respektimin e të drejtave themelore të njeriut. Janë mbi 90 agjenci ndërkombëtare që e kanë mbështet Avokatin e Popullit. Sfidën më të madhe e kemi mungesën e vullnetit politik për konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe zgjedhjen e qeverisë dhe institucioneve të tjera”, ka thënë Qelaj.