spot_img
E enjte, 2 Tetor, 2025
03:48
HomeKosovaHaradinaj takoi ambasadorin italian, biseduan për zhvillimet politike

Haradinaj takoi ambasadorin italian, biseduan për zhvillimet politike

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, është takuar me ambasadorin italian, Maurizio Antonini.

Haradinaj ka thënë se Italia ndër vite ka treguar kujdes e mbështetje të veçantë për Kosovën.

- Advertisement -

Ai tha se bashkë me Antoninin kanë diskutuar për zhvillimet politike në vend dhe sfidat nëpër të cilat po kalon vendi.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Shteti mik Italian ndër vite ka treguar kujdes e mbështetje të veçantë për Republikën e Kosovës, duke qenë një ndër kontribuuesit kryesorë për paqen dhe stabilitetin në vend përmes kontributit të saj në kuadër të KFOR-it por edhe përmes shumë projekteve në fushën ekonomike. Mes vendeve tona është krijuar një partneritet i cili vetëm se duhet të thellohet drejt proceseve të rëndësishme siç është anëtarësimi në NATO.

Kisha kënaqësinë të pres sot ambasadorin Italian në Kosovë, z Maurizio Antonini, me të cilin bashkëbiseduam për zhvillimet politike në vend dhe sfidat nëpër të cilat po kalon vendi ynë.

Mirënjohës për rolin e Italisë, si në të kaluarën ashtu edhe në këto kohë të rëndësishme për vendin.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat