spot_img
E enjte, 2 Tetor, 2025
00:39
HomeKulturëSeminar ndërkombëtar për dialogun kulturor mes letërsisë shqipe dhe asaj botërore

Seminar ndërkombëtar për dialogun kulturor mes letërsisë shqipe dhe asaj botërore

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Tetovës u zhvilluan punimet e edicionit të 19-të të Seminarit Ndërkombëtar të Albanologjisë, me temë: “Dialogu kulturor mes letërsisë shqipe dhe asaj botërore”.

Akademia e Shkencave e Shqipërisë u përfaqësua nga akad. Marenglen Verli. Në kuadër të këtij seminari u hap edhe Panairi Mbarëkombëtar i Librit Akademik dhe Shkencor, duke sjellë botimet më të fundit nga fusha e studimeve shkencore dhe universitare.

- Advertisement -

Akad. Marenglen Verli paraqiti studimin shkencor me temë: “Trajtimi në dokumentacionin diplomatik të Austro-Hungarisë i disa momenteve kulmore të historisë sonë kombëtare (1878-1891, 1912-1914)”.

Institutet e ASHSH-së, u përfaqësuan nga dr. Eduart Cakra (Instituti i Historisë), i cili paraqiti studimin me temë “Faktori historik te letërsia shqiptare e periudhës së Rilindjes Kombëtare: rasti i Thimi Mitkos” dhe dr. Rovena Vata Mikeli (Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë), e cila paraqiti kumtesën “Figura e gruas në krijimtarinë poetike të Dritëro Agollit”.

- Advertisement -

Seminari i vijoi punimet me sesione shkencore, tryeza të rrumbullakëta dhe prezantime studimore, duke krijuar hapësira për dialog e bashkëpunim mes studiuesve shqiptarë dhe atyre ndërkombëtarë. /atsh

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat