spot_img
E enjte, 2 Tetor, 2025
00:37
HomeKosovaDrejtësiaDoyle: Rasti më i madh i Speciales pritet të përfundojë vitin e...

Doyle: Rasti më i madh i Speciales pritet të përfundojë vitin e ardhshëm

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Dhomat e Specializuara organizuan një takim me gazetarët, pa praninë e kamerave. Zëdhënësi i Speciales, Michael Doyle foli për shumë çështje.

Ai komentoi mbi pranimin e provave nga Serbia, gjë që ka shkaktuar reagime dhe protesta masive , mbi vlerësimin e besueshmërisë së tyre nga gjykata, si dhe mbi çështjen e paraburgimit të zgjatur ndaj ish krerëve të UÇK-së.

- Advertisement -

Paraburgimin e stërzgjatur të të akuzuarve, zëdhënësi i Speciales, e arsyetoi me natyrën dhe ritmin e gjykimit, duke vënë ë pah  se paraburgimi konsiderohet ende masë e përshtatshme dhe rishikohet rregullisht çdo dy muaj.

Për ankesat e mbrojtjes mbi pyetjet sugjestive për të cilat kanë adresuar ankesa në vazhdimësi sipas Doyle pyetjet e gjykatësve nuk bëhen për të mbledhur prova në favor ose kundër mbrojtjes, por për të sqaruar dëshmitë. Kjo praktikë vlerësohet se nuk është e pazakontë, Për çështjen e provave të marra nga prokuroria serbe, që ka shpie në ngritjen e zërit përmes protestave, Doyle tha se janë pranuar prova të ndryshme nga të dyja palët që sipas tij ligji e lejon.

- Advertisement -

“Ligji dhe rregullat e procedurës dhe provave thonë se të dyja palët, prokuroria dhe mbrojtja, mund të paraqesin çdo provë që besojnë se e mbështet më mirë çështjen e tyre. Në këtë rast, kemi parë prokurorinë të thërrasë 125 dëshmitarë në gjykatë, të profileve të ndryshme, qofshin ata viktima të pretenduara, ekspertë në fusha të ndryshme, ish-anëtarë të UÇK-së etj. Nga ajo që është publike, kemi parë shumë lloje të ndryshme provash të paraqitura, dhe siç thashë, në një parashtresë të fundit, nga maji ose qershori i këtij viti, u pa se disa nga provat përfshinin edhe materiale të ardhura nga Serbia”, tha për RTK, Michale Doyle, zëdhënës i Dhomave të Specializuara të Kosovës.

I pyetur tutje se si do  të bëhet vlerësimi i besueshmërisë të këtyre provave të marra nga prokuroria serbe, Doyle theksoi se janë gjyqtarët ata që do të  vlerësojnë secilën provë dhe peshën do t’ia vënë në fund.

“Kur gjyqtarët vendosin të pranojnë një provë, kjo nuk do të thotë se do t’i japin peshë asaj prove, ose se do ta konsiderojnë atë të besueshme. Rregullat thonë se gjyqtarët duhet të marrin parasysh faktorë si: nga vjen prova, dhe ta shqyrtojnë çdo element prove në kontekstin e tërësisë së provave. Në aktgjykimet në rastin e Salih Mustafës apo Pjetër Shalës, mund të lexoni shembuj konkretë se si gjyqtarët diskutojnë provat dhe dëshmitë, duke shpjeguar qartë pse një provë është konsideruar e besueshme ose jo. Pra, ekziston një konfuzion se pranimi i provës është e barabartë me vendimin përfundimtar të gjykatës mbi atë provë”, tha ai.

Sipas tij rasti më i madh i Speciales, pritet të përfundojë vitin e ardhshëm.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat