spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
05:42
HomeBotaShpërthejnë protesta në të gjithë botën pasi Izraeli arrestoi Greta Thunberg

Shpërthejnë protesta në të gjithë botën pasi Izraeli arrestoi Greta Thunberg

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ushtria izraelite ndërpreu udhëtimin e anijeve të ngarkuara me ndihma për palestinezët, në ujërat ndërkombëtare.

Mes të arrestuarve është edhe Greta Thunberg, derisa ministria e jashtme izraelite ka thënë se pasagjerët e arrestuar po transportohen për në Izrael.

- Advertisement -

I gjithë arrestimi i tyre është transmetuar në internet, duke shkaktuar zemërim në disa pjesë të Evropës, me protesta në Greqi, Itali, Turqi dhe Spanjë.

Sindikata më e madhe e Italisë bëri thirrje për një grevë të përgjithshme të premten në përgjigje të veprimeve izraelite.

- Advertisement -

Megjithatë, dhjetëra anije tjera që janë pjesë e Flotiljes Globale Sumud po vazhdojnë të lundrojnë drejt Gazës në përpjekje të thyerjes së bllokadës Izraelite, ka njoftuar faqja e internetit Flotilla Tracker.

Në nisje, Flotilla Global Sumud mbante 500 persona me të cilëve parlamentarë, avokatë dhe aktivistë.

Organizatorët e cilësuan veprimin e ushtrisë izraelite si një “krim lufte”.

Flotilja është përpjekja e fundit detare për të thyer bllokadën e Izraelit ndaj Gazës, pjesa më e madhe e së cilës është shndërruar në një shkretëtirë nga pothuajse dy vjet luftë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat