spot_img
E enjte, 20 Nëntor, 2025
10:06
HomeRajoniMaqedonia e VeriutAhmeti: Hynë në Google për të parë kush janë zagarët, kush janë...

Ahmeti: Hynë në Google për të parë kush janë zagarët, kush janë lakejtë, kush janë lepujt

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të VMRODPMNE-së, Hristijan Mickoski, duke thënë se lideri maqedonas frikësohet “edhe nga Arabela”.

“Mickoski bën mirë të mos merret me Aleancën Kombëtare për Integrim, të mos merret me mua,” deklaroi Ahmeti.

- Advertisement -

Madje, Ahmeti tha se disa njerëz kanë hyrë edhe në internet për të parë se për kë e kishte fjalën Ahmeti kur fliste për zagarët.

“A e keni vënë re që dolën këta tanët, jemi e s’jemi zagarë. Besoni, edhe në Google kanë hyrë për të parë kush janë zagarët, kush janë lakejtë, kush janë lepujt. Populli thotë: mos e pyet, se të kallxon vetë. Lakejtë janë shërbëtorë, që mbajnë shkopin. A e keni parë si i shkojnë Mickoskit këta?”, tha Ahmeti.

- Advertisement -

“Unë nuk kam folur për shqiptarët, shqiptarët janë vëllezërit tanë. Dhe unë u kam thënë gjithmonë: hajdeni me ne”, tha mes tjerash në tubimin e mbajtur në Strug, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat