HomeKulturë“The Miss Globe 2025” në Shqipëri, Durrësi mikpret bukurinë dhe kulturat e...

“The Miss Globe 2025” në Shqipëri, Durrësi mikpret bukurinë dhe kulturat e botës!

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në Shqipëri kanë mbërritur konkurrentet e “The Miss Globe 2025”, një prej eventeve më të rëndësishme ndërkombëtare të bukurisë dhe promovimit të vlerave.

Vajzat përfaqësuese të dhjetëra vendeve u pritën në aeroport dhe u shoqëruan drejt Durrësit, ku do të zhvillojnë përgatitjet intensive në natën finale. Atmosfera në mbërritje bashkon emocionet, pozitivitetin dhe një larmi kulturash që bashkohen përmes një kauze të përbashkët, promovimin e gruas, bukurisë së mendimit dhe përfaqësimit të denjë.

- Advertisement -

Në mesin e konkurrenteve ka mbërritur gjithashtu edhe fituesja aktuale e kurorës The Miss Globe, Diana Moreno Sedano nga Kolumbia. Ajo ka qenë një mbretëreshë aktive dhe e pranishme në skena të ndryshme ndërkombëtare nga Nepali, India, Tajlanda, Vietnami, e deri Malajzia si Miss Globe, raporton BalkanWeb.

Ajo shquhet për fuqinë, këmbënguljen dhe qartësinë e mendimit në mbështetje të kauzave që i beson – veçanërisht ato që lidhen me edukimin për fëmijët, përfshirjen sociale dhe fuqizimin e grave të reja në mbarë botën.

- Advertisement -

Vizita e saj në Shqipëri kulmon me dorëzimin e kurorës tek fituesja e re, në një ceremoni që pritet të mbahet në Tiranë në 15 tetor ne Pallatin e Kongreseve.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat