spot_img
E hënë, 29 Dhjetor, 2025
12:00
HomeKosovaHaradinaj: Ne nga UÇK-ja ishim më parimorët në raport me Rugovën

Haradinaj: Ne nga UÇK-ja ishim më parimorët në raport me Rugovën

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Jock Covey, diplomati amerikan dhe ish-zëvendësi i kryeadministratorit të UNMIK-ut, Bernard Kushner, ka deklaruar se Ibrahim Rugova ndihej i pasigurt që të kthehej në Kosovë pasluftës.

Ai gjatë dëshmisë së tij në Hagë të enjten, tha se KFOR-i besonte se Daut Haradinaj, vëllai i Ramush Haradinajt, ishte i përfshirë në një sulm ndaj truprojave të Rugovës.

- Advertisement -

Ramush Haradinaj, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë në “Pressing” të T7 se ai dhe familja e tij kanë pasur qasjen më parimore ndaj Rugovës në UÇK.

Ai shtoi se në KFOR ka pasur edhe rusë e kinezë, duke shtuar se sikur të qeverisej Kosova vetëm nga Amerika situata do ishte ndryshe.

- Advertisement -

“Nga UÇK-ja njerëzit më parimorë në raport me presidentin Rugova kemi qenë ne, familja ime – jo me ia sulmu eskortën, por edhe me ia ruajtë shpinën e qato vlera që nuk ishin vetëm të tij, por edhe të Kosovës. Ne i kemi mbrojtur me bindje, edhe unë e Dauti. Këto janë ato pallavrat”, tha ai.

“Është një dallim, sikur të na kishte qeverisë Amerika pas vitit 1999, ne jo që ishim vetëm shtet i pavarur, por të zhvillun si Zvicra. Por. UNMIK ka qenë Kina, Rusia, Afrika, përfshi krejt armiq tonë. Amerikanët e anglezët shumicën palëve tjera iu kanë mbajtur fshehtë”, ka thënë Haradinaj.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat