spot_img
E shtunë, 11 Prill, 2026
11:28
HomeKosovaOVL e UÇK-së thotë se ka marrë mbështetje nga Përparim Rama për...

OVL e UÇK-së thotë se ka marrë mbështetje nga Përparim Rama për protestën në Tiranë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është pritur sot në takim në Organizatën e Veteranëve të Luftës.

OVL e UÇK-së tha se e kanë falënderuar Ramën për mbështetjen e dhënë në protestën e kaluar dhe se i kanë kërkuar që ky bashkëpunim të vazhdojë, veçanërisht për protestën e 17 tetorit në Tiranë.

- Advertisement -

“Sot patëm takim me Kryetarin e kryeqytetit tonë, Prishtinës, njëherit edhe kandidat për kryetar nga radhët e LDK-së, z. Përparim Rama. E falënderuam për mbështetjen në protestën e kaluar dhe kërkuam që ky bashkëpunim të vazhdojë, veçanërisht për protestën e 17 tetorit në Tiranë. Nga z. Rama morëm zotimin dhe premtimin e tij në këtë drejtim”.

OVL e UÇK-së tha se dera e kategorive të dala nga lufta e UÇK-së “është e hapur për të gjithë ata që nderojnë dhe vlerësojnë sakrificën e popullit tonë për liri, e në veçanti këto kategori”.

Rama: Prishtina, i vetmi qytet me sektorin për mbrojtjen e kategorive të luftës

- Advertisement -

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat