Fansat e Cristiano Ronaldos dëshmuan sërish admirimin e tyre për yllin e futbollit pasi njëri prej tyre kaloi me biçikletë 13,000 kilometra për shtatë muaj nga Kina në Arabinë Saudite për të takuar lojtarin e Al-Nassr.
24-vjeçari, Gong, filloi udhëtimin e tij nga provinca e Anhui më 18 mars të këtij viti dhe u takua me Ronaldon para klubit të futbollit Al Nassr më 20 tetor, raportoi South China Morning Post.
Gong fillimisht shkoi në veri në Pekin përpara se të shkonte deri në perëndim. Nga Xinjiang, ai u nis për në Kazakistan dhe kaloi gjashtë vende të tjera, duke përfshirë Gjeorgjinë, Iranin dhe Katarin, për të arritur në Riad, ku Ronaldo ndodhet aktualisht, sipas WION.
Superfansit i lindi ideja për të udhëtuar me biçikletë deri në Riad pasi CR7 anuloi udhëtimin e tij në Kinë në shkurt për shkak të një dëmtimi.
Në udhëtimin e tij, Gong mbajti me vete dy karikues power-bank, një tendë, enë gatimi, veshje dhe sende të tjera thelbësore.