spot_img
E enjte, 20 Nëntor, 2025
05:45
HomeSiguriaUshtriaFSK-ja e ka përmbyllur kursin e liderit luftarak

FSK-ja e ka përmbyllur kursin e liderit luftarak

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka njoftuar se në kuadër të zhvillimit të kapaciteteve, Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes ka përmbyllur kursin e liderit luftarak i cili është dizajnuar për të përgatitur liderë të rinj për role udhëheqëse në nivel skuadre.

Sipas FSK-së, ky kurs kontribuon në rritjen e profesionalizmit të ushtarakëve dhe përgatitjen e tyre për të marrë përgjegjësi, duke forcuar kapacitetet e përgjithshme operacionale të forcës.

- Advertisement -

“Gjatë këtij kursi, pjesëmarrësit u pajisën me aftësi praktike dhe njohuri taktike, duke fituar përvojat e nevojshme për të operuar me efikasitet në situata sfiduese. Programi i trajnimit ka përfshirë zhvillimin e aftësive të vendimmarrjes, komunikimit, menaxhimit të burimeve dhe drejtimit të operacioneve në terren. Ky kurs kontribuon në rritjen e profesionalizmit të ushtarakëve tanë dhe përgatitjen e tyre për të marrë përgjegjësi më të larta në strukturën e FSK-së, duke forcuar njëkohësisht kapacitetet e përgjithshme operacionale të forces”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat