spot_img
E shtunë, 11 Prill, 2026
11:43
HomeKosovaRaportohet për një person të bllokuar në bjeshkët e Istogut

Raportohet për një person të bllokuar në bjeshkët e Istogut

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një person raportohet të ketë mbetur i bllokuar së bashku me bagëtitë e tij në njërën nga bjeshkët e Istogut.

Lajmin e ka konfirmuar për media zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se menjëherë pas marrjes së informacionit, autoritetet janë angazhuar për trajtimin e rastit.

- Advertisement -

“Policia e ka kuptuar përmes rrjeteve sociale për rastin, dhe menjëherë është nisur për Kuvendin Komunal të Istogut, ku edhe është njoftuar drejtori për Emergjenca. Ekipet emergjente tashmë janë nisur për në vendin e ngjarjes”, ka deklaruar Gashi.

Ngjarja vjen në kohën kur Kosova është përfshirë nga reshje të dendura bore që filluan dje, duke mbuluar jo vetëm zonat e thella malore dhe fshatrat, por edhe qytetet.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat