spot_img
E premte, 6 Mars, 2026
03:36
HomeKosovaZgjedhjet 2025KQZ publikon udhëzimet hap pas hapi për votimin nga diaspora

KQZ publikon udhëzimet hap pas hapi për votimin nga diaspora

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar udhëzime për procedurat e votimit të diasporës përmes postës për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Sipas njoftimit, brenda zarfit që votuesit do të pranojnë nga KQZ-ja gjenden udhëzuesi për votim, fletëvotimet, zarfi i fshehtësisë, zarfi kthyes dhe shiriti mbyllës.

- Advertisement -

Pas plotësimit të fletëvotimeve, votuesit udhëzohen të palosin fletëvotimet dhe t’i vendosin në zarfin e fshehtësisë, më pas ta mbyllin atë.

Zarfi i fshehtësisë vendoset më pas brenda zarfit kthyes.

- Advertisement -

Hapi tjetër është vendosja e dëftesës së regjistrimit, e cila pranohet përmes e-mailit, brenda zarfit kthyes.

Më pas, zarfi mbyllet me kujdes dhe vendoset shiriti mbyllës.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat