Sot mbi vendin tonë moti do të karakterizohet nga vranësira të shumta me intervale të shkurtra me diell.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik, vende-vende priten riga të dobëta shiu.
- Advertisement -
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet minus 1 gradë Celsius deri në 2 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 5 deri në 10 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga verilindja me intensitet të lehtë deri mesatare.



