spot_img
E hënë, 29 Dhjetor, 2025
06:11
HomeKosovaOsmani merr pjesë në Samitin rajonal të liderëve në Shqipëri

Osmani merr pjesë në Samitin rajonal të liderëve në Shqipëri

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Shqipëri, për të marrë pjesë në Samitin e liderëve të rajonit në Durrës, në kuadër të Iniciativës Brdo-Brijuni.

Samiti Brdo-Brijuni organizohet nga presidentët e Sllovenisë dhe Kroacisë, Nataša Pirc Musar dhe Zoran Milanović, ndërkaq do të drejtohet nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, si nikoqir i takimit në Durrës.

- Advertisement -

Me temë: “Interesa të përbashkëta, angazhim i përbashkët për një të ardhme të përbashkët: Së bashku drejt BE-së”, takimi i këtij viti do të fokusohet në perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe në forcimin e bashkëpunimit rajonal, me fokus në Planin e Rritjes së Rajonit të propozuar nga Bashkimi Evropian.

Iniciativa Brdo-Brijuni, synon të nxisë bashkëpunimin rajonal dhe t`i lehtësojë përpjekjet e vendeve të rajonit në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat