Trajneri i Juventusit, Igor Tudor, ka qenë i ashpër me sulmuesin Edon Zhegrova, duke konfirmuar se ishte zgjedhje taktike se pse nuk e ka futur në dy përballjet e fundit ndaj Villarrealit e AC Milanit.
Lojtari i kombëtares tonë, i shikoi të dy ndeshjet e fundit nga stoli.
Pavarësisht se është shëruar plotësisht nga lëndimi, ai nuk ka qenë në zgjedhjet e Tudor.
Tekniku kroat ishte i qartë pas barazimit me Milanin, ku ndër të tjera e paralajmëroi tërthorazi edhe Zhegrovën se duhet të bëhet më i fortë për të luajtur në fanellën e “Bianconere”-ve.
“I zgjodha lojtarët më të fortë dhe ata që mund të na sjellin rezultate”, ishte përgjigja e shkurtër e Tudor.



