spot_img
E shtunë, 11 Prill, 2026
18:44
HomeKosovaKurti: Arsimi është prioritet shtetëror, Inspektorati po fuqizohet

Kurti: Arsimi është prioritet shtetëror, Inspektorati po fuqizohet

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

“Jemi këtu për të vlerësuar përpjekjet tona për ngritjen e cilësisë në arsim dhe për të rikonfirmuar se arsimi dhe edukimi i brezave të rinj mbetet prioritet qeveritar dhe shtetëror”. Kështu u shpreh Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në hapje të punëtorisë njëditore me inspektorët e arsimit, me temën “Praktikat e mira për inspektim efektiv”, e organizuar nga Inspektorati i Arsimit.

Kurti rikujtoi se për një kohë të gjatë, Inspektorati i Arsimit ka funksionuar me vetëm 25 inspektorë, një numër që sipas tij nuk përputhet me madhësinë, rëndësinë dhe nevojat e institucioneve arsimore në vend, përfshirë shkollat, kopshtet dhe çerdhet.

- Advertisement -

Megjithatë, pavarësisht këtij realiteti sfidues, ai vlerësoi përkushtimin e inspektorëve për të mbajtur gjallë funksionin e njërit prej mekanizmave më të rëndësishëm të sistemit arsimor.

“Përpjekjet e Qeverisë sonë dhe të MASHTI-t për forcimin e kapaciteteve të Inspektoratit të Arsimit nuk janë ndalur asnjëherë. Si rezultat i këtij angazhimi, kemi pranuar 22 inspektorë të rinj, të cilët do t’i japin sistemit tonë arsimor më shumë mbështetje dhe prani në terren”, deklaroi Kurti.

- Advertisement -

Sipas tij, gjatë këtyre viteve, investimet në sektorin e arsimit kanë qenë të vazhdueshme duke përfshirë ndërtimin dhe renovimin e shkollave dhe çerdheve, pajisjen e tyre me infrastrukturë moderne dhe zhvillimin profesional të mësimdhënësve.

“Sa më i fortë të jetë themeli i sistemit arsimor, aq më e lehtë bëhet edhe puna e inspektimit. Roli i Inspektoratit nuk është të ndëshkojë, por të udhëzojë dhe të përkrahë institucionet arsimore në rrugëtimin e tyre drejt cilësisë”, theksoi Kurti.

Ndërsa, ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka theksuar rëndësinë e Inspektoratit të Arsimit si shtyllë kryesore të zbatimit të politikave arsimore dhe garantues të standardeve në institucionet arsimore në Kosovë.

“Gjatë kësaj periudhe, numri i inspektorëve është rritur nga 25 në 47, duke u afruar pothuajse në dyfishim. Kjo rritje e stafit synon të mundësojë mbikëqyrje më të afërt dhe të vazhdueshme të institucioneve arsimore, si dhe të sigurojë mbështetje më të mirë dhe inspektime më të detajuara për zbatimin e standardeve cilësore”, tha ajo.

Me emërimin e drejtoreshës së re të Inspektoratit,  Nagavci shprehu pritjen që puna të organizohet më mirë dhe me efikasitet më të madh.“Një  arritje e rëndësishme gjatë këtij mandati është realizimi i vlerësimit të performancës së mësimdhënësve, në lidhje me nivelin e licencës së avancuar. Kjo fazë është shumë e rëndësishme për avancimin profesional të stafit arsimor, përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies në shkolla dhe rritjen e pagave bazuar në performance”, tha ajo.

Nagavci po ashtu përmendi edhe rezultatet  e arritura gjatë këtij mandati.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat