spot_img
E enjte, 20 Nëntor, 2025
17:29
HomeRajoniShqipëriaSamiti i Bërdo-Brijunit, Begaj: Së bashku drejt së ardhmes evropiane

Samiti i Bërdo-Brijunit, Begaj: Së bashku drejt së ardhmes evropiane

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

E PLOTËSUAR / Samiti i Bërdo-Brijunit po zhvillohet sot në qytetin bregdetar të Durrësit, ku liderë të vendeve të rajonit po diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit rajonal dhe sfidat e integrimit në Bashkimin Evropian.

Në fjalën e tij hapëse në këtë Samit, presidenti shqiptar Bajram Begaj, tha se bashkëpunimi rajonal mbetet instrumenti kryesor i integrimit të rajonit në Bashkimin Evropian.

- Advertisement -

Kreu i shtetit shqiptar, në fjalën e tij para liderëve të rajonit, theksoi se zhvillimi i qëndrueshëm dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë janë thelbësore për të arritur dhe për të çuar më tej paqen, prosperitetin, stabilitetin dhe integrimin e rajonit. Begaj shtoi se rajoni përballet me kërcënime sigurie.

“Ballkani Perëndimor ka shënuar përparim në nxitjen e bashkëpunimit rajonal, sidoqoftë, rajoni ynë përballet me kërcënime sigurie. Agresioni i paprovokuar rus kundër Ukrainës ka ndikime të thella e serioze për të ardhmen e Evropës, përfshirë edhe rajonin tonë. Ne jemi të vetëdijshëm që procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian nuk ka të bëjë vetëm me integrimin ekonomik dhe reformat ekonomike, por edhe me përforcimin e sigurisë evropiane. Sot që flasim, rreziku i fragmentarizimit gjeopolitik është i pranishëm, dhe stabiliteti është thelbësor për sigurinë tonë”, tha Begaj.

- Advertisement -

Samiti i Bërdo-Brijunit shërben si një mekanizëm i rëndësishëm për promovimin e dialogut dhe bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor, me synim përshpejtimin e integrimit evropian.

Arrijnë liderët për Samitin e Bërdo-Brijunit në Durrës

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, bashkë me presidenten e Sllovenisë Natasha Pirc Musar e presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviç, dy prej nismëtarëve të samitit po presin liderët e rajonit në nisje të Samitit të Bërdo -Brijunit i cili po mbahet në Durrës.

Aty ka arritur edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Qëllimi i këtij samiti 2-ditor është mbështetja e integrimit evropian të rajonit dhe bashkëpunimi i vendeve për të ardhmes evropiane.

Liderët që marrin pjesë janë: Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviç, anëtarët e Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, si dhe Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova.

Në qendër të diskutimeve do të jetë Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian, një paketë financiare prej 6 miliardë eurosh për periudhën 2024–2027, e cila synon nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe përshpejtimin e integrimit të vendeve të rajonit në tregun e përbashkët evropian.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat