spot_img
E mërkurë, 8 Tetor, 2025
17:03
HomeSiguriaPoliciaForcohet bashkëpunimi Kosovë-Belgjikë në luftën kundër krimit

Forcohet bashkëpunimi Kosovë-Belgjikë në luftën kundër krimit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, priti sot në takim ministren e Drejtësisë së Belgjikës, Annelies Varlinden dhe ministren e Migrimit dhe Azilit, Anneleen Van Bossuyt.

Sipas njoftimit, gjatë takimit, drejtori Hoxha i njohu mysafirët me strukturën organizative të Policisë së Kosovës, rezultatet në luftën kundër krimit dhe sigurimin e rendit publik, si dhe sfidat me të cilat përballet institucioni.

- Advertisement -

“Diskutimet u fokusuan në rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar policor dhe nevojën për nënshkrimin e një Marrëveshjeje Mirëkuptimi mes dy policive, që do të përfshijë fushat e luftës kundër krimit të organizuar, kontrabandës, trafikimit, migrimit të paligjshëm dhe krimeve kibernetike”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Tutje theksohet se takimi përfundoi me zotimin për avancimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, në interes të sigurisë së të dyja vendeve.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat