spot_img
E mërkurë, 8 Tetor, 2025
15:07
HomeRajoniShqipëriaGjyqtari Astrit Kalaja u vra në detyrë, homazhe nga politika dhe drejtësia

Gjyqtari Astrit Kalaja u vra në detyrë, homazhe nga politika dhe drejtësia

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në hollin e Pallatit të Kongreseve në Tiranë po zhvillohen homazhe në nder të gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u vra dy ditë më parë brenda sallës së gjyqit në Gjykatën e Apelit të Përgjithshëm.

Ngjarja e rëndë që ka vënë në alarm sistemin e drejtësisë dhe sigurinë në institucionet shtetërore, ka sjellë reagime të forta dhe një pjesëmarrje të gjerë nga figura shtetërore, kolegë të gjyqtarit, familjarë dhe qytetarë nga të gjitha qytetet në ceremoninë e lamtumirës.

- Advertisement -

Homazhet nisën në orën 09:00 dhe pritet të përfundojnë në 11:00. Mes pjesëmarrësve janë edhe Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, si dhe Kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi.

Ministri Lamallari u shpreh se kontributi i Kalasë do të mbetet një shembull frymëzimi për të gjithë ata që besojnë në forcën e ligjit. Ndërsa kreu i Gjykatës së Lartë, Sadushi, deklaroi për mediat se “siguria në gjykatat shqiptare është në nivelin zero”, duke bërë thirrje për masa urgjente.

- Advertisement -

Pas përfundimit të ceremonisë shtetërore në Tiranë, trupi i pajetë i gjyqtarit do të dërgohet për në Shkodër, qytetin e tij të lindjes, ku do të zhvillohet ceremonia e varrimit në orën 14:00.

Astrit Kalaja u vra me armë zjarri nga Elvis Shkambi, gjatë një seance gjyqësore që kishte në fokus një konflikt pronësie. Në këtë ngjarje mbetën të plagosur edhe dy persona të tjerë, babë e bir. Vrasja e gjyqtarit brenda ambienteve të gjykatës ka rikthyer debatin për sigurinë e brendshme në institucionet e drejtësisë në Shqipëri.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat