spot_img
E mërkurë, 8 Tetor, 2025
15:07
HomeKosovaKurti s’flet për mundësinë e formimit të qeverisë së përkohshme, hesht para...

Kurti s’flet për mundësinë e formimit të qeverisë së përkohshme, hesht para gazetarëve

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministri në detyrë, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), nuk ka pranuar të përgjigjet në lidhje me mundësitë e formimit të qeverisë së përkohshme, ide e propozuar nga partnerja e tij e koalicionit, Mimoza Kusari-Lila.

Kurti heshti derisa u pyet në lidhje edhe me angazhimin e tij për formimit të qeverisë së re. Kosova ende nuk ka themeluar institucionet e reja edhe mbi tetë muaj pas zgjedhjeve të reja.

- Advertisement -

Gjykata Kushtetuese më 30 shtator ka dalë me një njoftim ku ka thënë se seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, që ka nisur më 15 prill, nuk ka përfunduar, pasi që nuk është zgjedhur nënkryetari nga komuniteti serb.

Kushtetuesja ka urdhëruar deputetët e Kuvendit të konstituojnë legjislaturën e nëntë brenda afatit 12-ditor prej publikimit të aktgjykimit të plotë, por pa specifikuar pasojat juridike në rast se nuk kompletohen trupat e legjislativit.

- Advertisement -

Vendimi i Kushtetueses ka ardhur pas ankesës së Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, lidhur me votimin ndaras të kandidatëve për nënkryetarë të Kuvendit nga radhët e komuniteteve jo shumicë. /KP

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat