spot_img
E mërkurë, 8 Tetor, 2025
15:07
HomeKosovaMallra të falsifikuara, Dogana ndalon katër importe gjatë shtatorit

Mallra të falsifikuara, Dogana ndalon katër importe gjatë shtatorit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar katër tentativa për import të mallrave të falsifikuara gjatë muajit shtator.

Sipas njoftimit në Facebook, gjatë kontrolleve janë ndaluar një sasi e konsiderueshme e produkteve të dyshuara si pirate, përfshirë: 300 jelekë dimëror me logon Moncler, 300 palë atlete me logot Adidas, Reebok dhe Miu Miu, 5 mijë e 180 palë çorape me markat Nike, Calvin Klein, Reebok dhe U.S. Polo Assn dhe 225 veshje tekstili me markën Stone Island.

- Advertisement -

Dogana ka bërë të ditur se këto ndërhyrje janë “rezultat i analizës së avancuar të riskut dhe vigjilencës së oficerëve doganorë, të cilët kanë parandaluar që produktet e falsifikuara të depërtojnë në tregun e Kosovës, duke mbrojtur konsumatorët dhe të drejtat e pronësisë intelektuale”.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat