spot_img
E mërkurë, 8 Tetor, 2025
16:55
HomeKosova“Djali i Putinit”, Haradinaj godet Kurtin me akuza të rënda

“Djali i Putinit”, Haradinaj godet Kurtin me akuza të rënda

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në një intervistë në Kanal 10 ka thënë se kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, po dëshiron të krijojë një krizë në Kosovë vetëm për vota.

Haradinaj e ka quajtur Kurtin si “djali i Putinit” duke thënë se kriza në Kosovë nuk i konvenon askujt tjetër pos Rusisë.

- Advertisement -

Ish-komandanti i Dukagjinit ka përmendur masat e BE-së dhe ndaljen e Dialogut Strategjik me SHBA-në si dëme që Kurti ia ka bërë Kosovës.

Sa i përket raportit të forcave me Serbinë, Haradinaj ka thënë se Kosova mund të llogarisë vetëm në armatimin e NATO-s në Napoli dhe atë të SHBA-ve, meqë nëse aktivizon ushtrinë e vet, mund ta rrezikojë vetëm stabilitetin e vetë.

- Advertisement -

“Sikur ne ta kishim ndonjë forcë të madhe ushtarake e ta rrezikojshim Beogradin, nëse aktivizohet ajo forcë e jona, kish mujt me thanë dikush ‘ok’. Na kur aktivizohemi vetëm territorin tonë e rrezikojmë, krijojmë krizë në vendin tonë dhe pastaj ky vend i yni në krizë mund të bëhet objekti i ndarjes. Është e pastër matematika e sigurisë. Serbia ka fluturake me nga ngucë pa ia prish gjumin vetit. Ne duhet me llogaritë në ato të NATO-s që i ka në Napoli se nuk i kanë në Kosovë edhe Amerika, të cilët ky po i irriton në mënyrën e vet”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka përmendur edhe thirrjen e SHBA-së që Kosova të mos shndërrohet në një vend krize dhe të qëndrojë anash duke kryer detyrat e saj.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat