spot_img
E mërkurë, 8 Tetor, 2025
18:45
HomeKosovaHulumtimi TALIS 2024: Në Kosovë, 60% e mësimdhënësve janë gra

Hulumtimi TALIS 2024: Në Kosovë, 60% e mësimdhënësve janë gra

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ministria e Arsimit ka njoftuar se janë publikuar rezultatet e para nga Hulumtimi Ndërkombëtar për Mësimdhënie dhe Mësimnxënie – TALIS 2024.

Sipas hulumtimit TALIS 2024, 60 % e mësimdhënësve në Kosovë janë gra, ndërsa mosha mesatare e mësimdhënsve është 44 vjeç.

- Advertisement -

Ministria njofton se TALIS është hulumtimi më i madh ndërkombëtar që fokusohet në përvojat dhe perceptimet e mësimdhënësve dhe drejtorëve të shkollave, duke ofruar të dhëna të krahasueshme për mjediset e mësimdhënies dhe zhvillimin profesional në arsim.

“Ky është viti i parë që Kosova merr pjesë në këtë studim ndërkombëtar, që përfshiu 55 sisteme arsimore nga e gjithë bota dhe që synon të mbledhë të dhëna mbi mësimdhënien, mësimnxënien dhe kushtet e punës së mësimdhënësve dhe drejtorëve të shkollave”- thuhet në njoftimin e Ministrisë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat