spot_img
E mërkurë, 8 Tetor, 2025
20:50
HomeSiguriaUshtriaFSK-ja pranon mijëra dronë “Skydagger” nga Turqia

FSK-ja pranon mijëra dronë “Skydagger” nga Turqia

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Forca e Sigurisë së Kosovës ka pranuar sot mijëra dronë “Skydagger” nga Turqia. Kurti ka thënë se kontrata për blerjen e tyre nga kompania turke Baykar është nënshkruar në dhjetor të vitit të kaluar dhe se dronët kanë arritur tre muaj më herët nga afati i caktuar.

Kurti, në postimin e tij, ka thënë se “këta dronë kamikaz të njohur edhe si FpV të tipit RTF (Ready to Fly) Skydagger janë dronë luftarak të pajisur me mjete shpërthyese me qëllim goditjen e objektivave lëvizëse dhe statike të armikut”.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Kontejnerët me mijëra dronë luftarakë kamikazë Skydagger mbërrinë sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Dhjetëra ushtarakë të FSK-së tashmë janë trajnuar për përdorimin e tyre.

- Advertisement -

Kontrata është nënshkruar në dhjetor të vitit të kaluar me Kompaninë e mirënjohur turke Baykar, që është kompani amë e prodhuesit Skydagger. Dronët Skydagger ishte planifikuar të mbërrijnë në janar 2026, por i morëm tre muaj më herët.

Këta dronë kamikaz të njohur edhe si FpV të tipit RTF (Ready to Fly) Skydagger të prokuruar nga ne janë dronë luftarak të pajisur me mjete shpërthyese me qëllim goditjen e objektivave lëvizëse dhe statike të armikut.

Me blerjen e këtij kontingjenti të fluturakeve pa pilot, krahas TB2 Bayraktar dhe fluturakeve Puma po vazhdojmë të ngrisim dhe shtojmë fuqinë goditëse të ushtrisë sonë me qëllim ndërtimin e një force të aftë dhe koherente me zhvillimet e reja teknologjike dhe taktikat e luftës bashkëkohore.

Dronët u ngarkuan në kamionët multifunksional Rheinmetall 8×8 që i patëm marrë vitin e kaluar, 15 sosh gjithsej, 10 të blera nga ne dhe 5 donacion.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat