spot_img
E mërkurë, 8 Tetor, 2025
21:20
HomeKosovaGjykata Kushtetuese “diskualifikon” Nenad Rashiqin

Gjykata Kushtetuese “diskualifikon” Nenad Rashiqin

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Gjykata Kushtetuese në vendimin e publikuar sot ka konstatuar se propozimi për nënkryetarin i Kuvendit nga komuniteti serb bëhet nga shumica e deputetëve nga radhët e komunitetit serb.

Partia kryesore e serbëve në Kosovë, Lista Srpska, që gëzon mbështetjen e Beogradit, në Kuvendin e Kosovës ka shumicën e deputetëve që përfaqësojnë komunitetin serb, nëntë prej tyre, ndërsa i vetmi deputet serb në Kuvend që s’vjen nga kjo parti është Nenad Rashiq, i cili shërbeu si ministër së fundmi në Qeverinë Kurti.

- Advertisement -

Lista Srpska në herën e parë që iu kërkua propozimi i emrit për nënkryetar e caktoi deputetin e saj, Sllavko Simiq, i cili në tri herë votim s’mori mbështetjen.

Edhe Rashiq kishte propozuar veten për këtë pozitë, por pavarësisht mbështetjes nga Lëvizja Vetëvendosje, s’mori votat që i nevojiteshin.

- Advertisement -

Nga gara për këtë pozitë, Rashiq “u diskualifikua” nga Gjykata Kushtetuese në disa pika të aktgjykimit.

“Gjykata rikujton se bazuar në paragrafin 4 të nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve] të Kushtetutës dhe nënparagrafin 1 të paragrafit 6 të nenit 12 (Zgjedhja e nënkryetarëve) të Rregullores e Kuvendit rezulton se nënkryetari i Kuvendit nga komuniteti Serb (i) zgjedhet me shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit, respektivisht 61 (gjashtëdhjetë e një) vota për; dhe propozimi (ii) bëhet me shkrim (iii) nga shumica e deputetëve nga radhët e komunitetit Serb”, thotë pika 127.

Në pikën pasuese, 128, Gjykata nënvizoi, se propozimi |për nënkryetar të Kuvendit nga radhët e deputetëve të komuniteteve që nuk janë shumicë, në rastin konkret, të komunitetit Serb, duhet që të bëhet nga shumica apo numri më i madh i deputetëve nga radhët e deputetëve të komunitetit Serb”.

Pas publikimit të këtij aktgjykimi, afati tashmë ka filluar të rrjedhë dhe deputetët janë të obliguar që të konstituojnë legjislaturën e nëntë brenda 12 ditëve.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat