Ministri i Jashtëm i Turqisë Hakan Fidan, ka thënë se bisedimet për të zbatuar planin 20-pikësh të paqes të Donald Trump në Gaza kanë bërë “shumë përparim”.
Fidan tha se diskutimet janë përqendruar në sigurinë, një armëpushim, shkëmbimin e pengjeve izraelite dhe të burgosurve palestinezë dhe orarin për tërheqjen e forcave izraelite.
Ai shtoi se një armëpushim do të shpallet nëse arrihet një rezultat pozitiv në bisedime.
Një burim izraelit i ka thënë CNN-së se negociatat janë përqendruar në vendin ku do të tërhiqen forcat izraelite dhe në afatin kohor për lirimin e pengjeve dhe të burgosurve palestinezë.
“Fakti që zyrtarë të lartë nga të gjitha vendet janë atje është inkurajues”, shtoi burimi.
Më parë, Hamasi tha se negociatorët kishin shkëmbyer listat e të burgosurve dhe pengjeve që do të liroheshin si pjesë e një marrëveshjeje.
Megjithatë, koha e zbatimit të fazës së parë të planit të Trump ende nuk është rënë dakord.