Një studim i ri i publikuar së fundmi, ka vënë në pah se përdorimi i ilaçit për rënie në peshë Ozempic, pos që po shkakton varje të nofullës, shtatzëni të papritur dhe gjinj të shfryrë, mund të shkaktoj probleme të mëdha tek mjekët për të zbuluar sëmundjet serioze, përfshirë edhe ato vdekjeprurëse.
Ekspertët thonë se kjo mund të çojë në vonesa në diagnostikim dhe trajtim për disa pacientë, ndërsa të tjerë mund t’u nënshtrohen testeve dhe procedurave që nuk u nevojiteshin që në fillim.
Këto ilaçe imitojnë një hormon natyror të quajtur GLP-1, i cili ndihmon në rregullimin e sheqerit në gjak dhe oreksit.
Ato gjithashtu rrisin prodhimin e insulinës, ngadalësojnë tretjen dhe i bëjnë njerëzit të ndihen të ngopur për më gjatë, duke i ndihmuar ata të dobësohen në kohë rekord.
Ndërsa këto ndryshime biologjike mund të përmirësojnë shëndetin, ato mund të ndërhyjnë në skanimet PET-CT, një mjet që mjekët përdorin për të zbuluar kancerin dhe sëmundjet inflamatore.
Kur kombinohen, skanimet PET-CT zbulojnë aktivitetin metabolik të trupit dhe anatominë e tij fizike, duke i ndihmuar mjekët të bëjnë diagnoza dhe të gjurmojnë se si pacientët reagojnë ndaj trajtimit.
Por te pacientët që marrin ilaçin për humbje peshe që ndryshe njihet edhe si GLP-1, mjekët kanë vërejtur modele të pazakonta të FDG – d.m.th., pika të nxehta në trup që mund të maskojnë shenjat e kancerit ose t’i bëjnë indet e shëndetshme të duken të sëmura.
“Ne vumë re një marrje të pazakontë të një GLP-1 tek një nga pacientët tanë, gjë që nxiti një shqyrtim më të gjerë në të gjithë rrjetin tonë”, tha Dr. Peter Strouhal, drejtor mjekësor në Alliance Medical Ltd në Mbretërinë e Bashkuar dhe autor kryesor i studimit të ri.
“Ne zbuluam se këto modele të ndryshuara janë gjithnjë e më të zakonshme, megjithatë aktualisht nuk ka udhëzime kombëtare ose ndërkombëtare në Mbretërinë e Bashkuar që adresojnë këtë çështje në zhvillim”, vuri në dukje ai.
Madje në SHBA, mjekët po u thonë pacientëve që të ndërpresin marrjen e këtij ilaçi para se të shkojnë për të bërë skanimet PET-CT.