spot_img
E mërkurë, 8 Tetor, 2025
23:09
HomeKosovaKryeziu: Kushtetuesja sqaroi se dështimi s’ndodhi për shkak të pengesave nga komuniteti...

Kryeziu: Kushtetuesja sqaroi se dështimi s’ndodhi për shkak të pengesave nga komuniteti serb, por…

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ismet Kryeziu, nga KDI, ka thënë se Kushtetuesja e sqaroi se dështimi për konstituimin e kuvendit nuk ndodhi për shkak të pengesave nga komuniteti serb, por për shkak të mosvotimit të shumicës së deputetëve.

“Gjykata Kushtetuese e sqaroi një çështje të ditur,  se dështimi për konstituimin e Kuvendit nuk ndodhi për shkak të pengesave nga komuniteti serb, por për shkak të mosvotimit të shumicës së deputetëve. Pra, përgjegjësia për bllokimin e Kuvendit i takon shumicës dhe komuniteteve pakicë jo-serbe, e jo komunitetit serb, dhe për këtë arsye Kuvendi nuk mund të konsiderohet i konstituuar”, tha ai.

- Advertisement -

Po ashtu, Kryeziu tha se aktgjykimi sqaron se kur Kuvendi nuk arrin të zgjedhë një ose disa anëtarë të Kryesisë për arsye që nuk varen nga vullneti i shumicës, por për shkak të pengimit nga deputetë apo grupe të caktuara politike, përfshirë ato të komuniteteve pakicë, Kuvendi mund të vazhdojë funksionimin edhe pa njërin prej anëtarëve të Kryesisë.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Gjykata Kushtetuese e sqaroi një çështje të ditur,  se dështimi për konstituimin e Kuvendit nuk ndodhi për shkak të pengesave nga komuniteti serb, por për shkak të mosvotimit të shumicës së deputetëve.

Pra, përgjegjësia për bllokimin e Kuvendit i takon shumicës dhe komuniteteve pakicë jo-serbe, e jo komunitetit serb, dhe për këtë arsye Kuvendi nuk mund të konsiderohet i konstituuar.

Gjykata po ashtu bëri të ditur se vetëm në rrethana të jashtëzakonshme, kur Kuvendi nuk arrin të zgjedhë një ose disa anëtarë të Kryesisë për arsye që nuk varen nga vullneti i shumicës, por për shkak të pengimit nga deputetë apo grupe të caktuara politike, përfshirë ato të komuniteteve pakicë, Kuvendi mund të vazhdojë funksionimin edhe pa njërin prej anëtarëve të Kryesisë. Për sa kohë që Kryesia ka kuorum për vendimmarrje.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat